Sport

Luka Modric flet për lamtumirën e tij…

Mesfushori kroat i Real Madridit, sot më 9 shtator mbush 39 vjeç…

9 Shtator 2024, 11:00 Nga DOSJA
Luka Modric flet për lamtumirën e tij…

SPANJE - Luka Modric sot më 9 shtator mbush 39 vjeç. Ai festoi herët me Kroacinë, duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lire, që i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Polonisë.

Pas këtij takimi, lojtari i Real Madrid foli për lamtumirën e tij. Një tërheqje që, për momentin, nuk është menduar. "Me mua nuk dihet kurrë. Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk mund të mendoj për të ardhmen.

Kur të mos e ndjej më zjarrin për futbollin, do të tërhiqem. Vetëm unë mund ta ndjej atë zjarr dhe të marr vendimin. Jam i lumtur që jam ende këtu, për të ndihmuar skuadrën për të arritur fitore të reja.

Kroati përfundoi ndeshjen e tij të 180-të me Kroacinë. "Jam i lumtur që kam shënuar nga një goditje dënimi direkt, pas kaq shumë kohësh. Jam krenar dhe i lumtur që kam arritur në 180 ndeshje për kombëtaren.

Nuk kam ëndërruar kurrë se t'i arrij ato. Hera e parë në ëndërr, por 180 është diçka me të vërtetë e mrekullueshme, jam i lumtur që jam këtu dhe ndihmoj”,- tha lojtari i Real Madrid. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll