Sport

Tenisti Jannik Sinner fiton US Open, ai shkruan emrin si italiani i parë në histori...

Numri një i botës mundi amerikanin Taylor Fritz në tre sete: 6-3, 6-4, 7-5.

9 Shtator 2024, 09:00 Nga DOSJA

Tenisti Jannik Sinner fiton US Open, ai shkruan emrin si italiani i parë

SHBA - Jannik Sinner shkruan një faqe tjetër në historinë e tenisit italian: numri 1 i botës fitoi US Open (tenisti i parë italian për meshkuj që e bën këtë), duke mposhtur amerikanin Taylor Fritz në finale: 6-3, 6-4, 7-5.

Është trofeu i dytë Slam për tirolezin e jugut, pas suksesit në Australi në fillim të vitit. Në Flushing Meadows, Sinner e kishte gjithmonë lojën në kontroll, përveç setit të tretë, ku idhulli i vendasve kaloi në epërsi 5-4 për të zgjatur ndeshjen, por ai nuk ia doli dhe në fund iu nënshtrua goditjeve fenomenale të italianit.

Sinner nuk pushon kurrë së mahnituri. Vetëm në moshën 23-vjeçare ai rishkruan tërësisht historinë e këtij sporti në gadishullin Apenin.

Më i fortë se presioni që i vinte, si nga jashtë (çështja e dopingut) ashtu edhe nga brenda fushës, pas eliminimeve të parakohshme të Alcaraz dhe Gjokovic, Jannik krijoi një kryevepër të vërtetë në US Open, ku rrëzoi të gjithë kundërshtarët e tij, si kunjat që gjeti përballë.

Pavarësisht përqindjes së ulët të topave të parë, numri 1 i botës konfirmoi edhe ndaj Fritz qëndrueshmërinë e tij të madhe mendore dhe aftësinë për të fituar pikët më të rëndësishme, gjë që është diferenca midis një kampioni dhe një lojtari të mirë. 

Tenisti Jannik Sinner fiton US Open, ai shkruan emrin si italiani i parë

Por Sinner menjëherë, ndërroi marshin dhe 6-3 në setin e parë. I dyti ishte më e ekuilibruar, edhe falë Fritz-it që u bë më efektiv me shërbimin e tij. Gjithsesi amerikani pagoi një pasim bosh në shërbim dhe Jannik e mbylli 6-4.

Gjithsesi, seti i tretë ishte më i luhatshëm dhe spektakolar: Sinner fitoi tre game e para, por Fritz fluturon në 5-3, më pas në 5-4 dhe një time-break. Këtu inercia është e gjitha në anën e lojtarit italian, që kalon 6-5 dhe më pas i rrëmben epërsinë rivalit në rastin e parë dhe mbyll setin në 7-5.

Kështu Jannik realizon ëndrrën amerikane në këtë përrallë 2024, ndërsa Shtetet e Bashkuara duhet të presin ende për të gjetur trashëgimtarin e Andy Roddick, i fundit që fitoi këtu në 2003.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll