Sport

Ronaldo befason… Ai shprehet se ‘armiku’ më i madh i tij, është edhe lojtari më të mirë që ai ka parë ndonjëherë në futboll

Cristiano Ronaldo ka treguar lojtarin më të mirë që ka parë ndonjë herë duke luajtur futboll, edhe pse zgjedhja e tij mund të befasojë shumëkënd.

8 Shtator 2024, 20:07 Nga DOSJA

Ronaldo befason… Ai shprehet se ‘armiku’ më i madh i

ANGLI - 39-vjeçari cilësohet gjerësisht nga shumë persona si futbollisti më i mirë në histori, ndërsa së fundmi ai arriti që të shënojë golin e 900-të në karrierë.

Këtë shifër Ronaldo e arriti në fitoren e Portugalisë me rezultat 2-1 ndaj Kroacisë, të enjten në kuadër të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, ai ka shprehur dëshirën e tij për ta zgjatur edhe më tutje këtë shifër teksa synimi i tij mbetet që të shënojë 1000 gola, para se t’i jape lamtumirën futbollit.

Në një intervistë në vitin 2022, Piers Morgan është shprehur, se Ronaldo i ka treguar atij në një bisedë private, se Leo Messi është lojtari më i mirë që ka parë ndonjëherë.

“Unë kisha një bisedë mjaft interesante me Cristianon, ne po darkonim pasi e kisha intervistuar atë tri vite më parë, ishte një bisedë më të vërtetë e mirë dhe unë e pëlqej atë si person”,- ka thënë Morgan.

Ai është një person që e respekton jashtëzakonisht Leo Messin, teksa unë e pyeta atë: “Kush është lojtari më i mirë që keni parë ndonjëherë”.

Ronaldo befason… Ai shprehet se ‘armiku’ më i madh i

Ai më tha, “Messi, por ju po më bëni pyetjen e gabuar, ju nuk po më pyesni kush është futbollisti më i mirë’,- sepse, ai nuk e ka parë asnjëherë veten duke luajtur”. Kështu që kjo përgjigje e tij më bëri që të qesh, përfundoi Morgan.

Portugezi tashmë mban rekordin si lojtari me më së shumti paraqitje dhe gola në histori të kombëtareve, pasi ka shënuar 131 gola në 213 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll