Sport

Manchester City i ofron Guardiolës ‘carta bianca’ për dy talente të çmuar gjermanë...

“Qytetarët” janë përforcur vetëm me Savinhon dhe Gundoganin në këtë merkato

8 Shtator 2024, 19:11 Nga DOSJA

Manchester City i ofron Guardiolës ‘carta bianca’ për dy

ANGLI - Tregu i transferimeve të Manchester City shpesh na ka mësuar me nënshkrime të mëdha, dhe pavarësisht disa largimeve të rëndësishme, Pep Guardiola zgjodhi të mos bënte asnjë investim në këtë dritare, duke supozuar se ai ka skuadrën për të luftuar për tituj.

Për të kompensuar trajnerin, klubi anglez po përgatit një çek të madh prej rreth 118 milionë euro, në mënyrë që spanjolli të sjellë një përforcim të fortë në merkaton e janarit, thotë ‘The Sun’. 

Florian Wirtz dhe Jamal Musiala janë dy emrat në tavolinë, pas paraqitjeve të tyre brilante, si për klubet përkatëse, ashtu edhe për kombëtaren, në Euro 2024. Drejtuesit e klubit synojnë t'i japin Guardiolës një përforcim të aftë për të ruajtur hegjemoninë në Angli dhe për të aspiruar arritje të reja evropiane dhe, për rrjedhojë, dy lojtarët e rinj janë fokusi i klubit në afatin kalimtar të ardhshëm. 

Manchester City i ofron Guardiolës ‘carta bianca’ për dy

Edhe pse objektivi ishte të sillnin njërin prej të dyve në merkaton e dimrit, vështirë se do të mund t'i sjellin para përfundimit të këtij sezoni, ndaj me siguri do të duhet të presin verën e ardhshme, për t'u përforcuar me një nga yjet gjermanë.  

Në këtë afat kalimtar, qytetarët morën rreth 141 milionë euro, falë largimeve të Julian Álvarez, João Cancelo, Taylor Harwood-Bells, Sergio Gómez, Tommy Doyle dhe huazimit të Yan Couto. Përkundrazi, ata nënshkruan vetëm me dy lojtarë: Savinho (25 milionë euro) dhe Gundogan (kosto zero). 

Në të njëjtën kohë, klubi vazhdon të pastrojë shtëpinë e tij dhe synon të rinovojë kontratat e Rodrit dhe Kevin de Bruyne, i cili është lidhur me interesim nga klubet në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll