Sport

Nations League/ Danimarka fundos me lehtësi Serbinë dhe kryeson Grupin 4... (VD)

Danimarka është duke buzëqeshur në këtë pushim ndërkombëtar, pas dy fitoreve të shënuara, ndaj Zvicrës dhe Serbisë…

8 Shtator 2024, 20:24 Nga DOSJA

Nations League/ Danimarka fundos me lehtësi Serbinë dhe kryeson Grupin

DANIMARKE - Danimarka përsëriti kundër Serbisë këtë të dielë rezultatin e arritur në turin hapës (2-0 kundër Zvicrës) dhe mori kryesimin e grupit 4, pas dy ndeshjeve në Nations League, duke u renditur përpara kampionëve të Evropës, Spanjës.

Dueli me serbët filloi mjaft i balancuar, pa mundësi në gjysmën e pare, të paktën deri në golin e anësorit danez Albert Gronbaek (36’), pak para pushimit.

Pavarësisht paraqitjes më kërcënuese të Serbisë në pjesën e dytë, rezultati nuk ishte asnjëherë në pikëpyetje dhe goli i shkëlqyer i Poulsen (61’) hodhi poshtë çdo dyshim.


Danimarka është duke buzëqeshur në këtë pushim ndërkombëtar, pas dy fitoreve të shënuara, ndërsa Serbia është mjaftuar me një pikë të fituar në turin hapës, ndaj Spanjës.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll