Sport

Plas tek Franca, portieri i Milanit kapet me “gjelat” e tjerë, Griezman kritikon Deschamps!

Konate ka konfirmuar për “Telefoot” se portieri në dhomat e zhveshjes ka ftuar disa prej lojtarëve të mëdhenj të Kombëtares franceze që të dërgojnë nivelin e lojës së tyre në lartësinë e emrit.

8 Shtator 2024, 22:26 Nga DOSJA
Plas tek Franca, portieri i Milanit kapet me “gjelat” e tjerë,

FRANCE - Italia mundi Francën për herë të parë pas 70 vitesh në transfertë duke destabilizuar transalpinët. Sipas “L’Equipe” largimi i menjëherëshëm i Mike Maignan nga fusha ishte një sinjal i qartë, i cili tregon konfliktin e lindur në grupin e drejtuar nga Didier Deschamps.

Sipas “L’Equipe” portieri ishte i tërbuar me shokët e ekipit për shkak se kishin treguar pak dëshirë për të fituar dhe kishte vlerësuar Italinë për dëshirën për të fituar. Ndërsa Konate ka konfirmuar për “Telefoot” se portieri në dhomat e zhveshjes ka ftuar disa prej lojtarëve të mëdhenj të Kombëtares franceze që të dërgojnë nivelin e lojës së tyre në lartësinë e emrit.

Këtë situatë nuk e ndihmon as intervista e Griezmann për “Marca”-n. Sulmuesi ka kritikuar hapur vendimin e komisarit teknik kur e la në stol. Sipas tij Deshamps ka treguar mungesë besimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll