Sport

VIDEO / Spanja gjunjëzon Zvicrën me dhjetë lojtarë, Ronaldo shënon golin e 901-të!

Kroacia është rikthyer menjëherë te fitorja, pas disfatës portugeze të raundit të parë, teksa kanë arritur të sigurojnë 3 pikët, përballë Polonisë, në “Opus Arena”.

8 Shtator 2024, 23:58 Nga DOSJA
VIDEO / Spanja gjunjëzon Zvicrën me dhjetë lojtarë, Ronaldo

SPANJE – Spanja edhe pse me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të Le Normand arriti të sigurojë një fitore të madhe përballë Zvicrës, me shifrat 1-4. Joselu, Ferran Torres dhe një dopietë e Fabian Ruiz i dhanë fitoren “Iberikëve”, ndërsa për “Helvetët” golin e vetëm e shënoi Zeki Amdouni, në mintuën e 41’-të.

Ndërkaq, Portugalia e ka përmbysur gjithçka duket fituar 2-1 sfidën e dytë në këtë edicion të Nations League, ku si kundërshtarë kishin skocezët, të cilët kaluan të parët në avantazh, me antë Scott McTominay, mirëpo një gol fantastik i Bruno Fernandes dhe një tjetër i Cristiano Ronaldo mjaftuan që portugezët të përmbysnin gjithçka me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund.

Kroacia është rikthyer menjëherë te fitorja, pas disfatës portugeze të raundit të parë, teksa kanë arritur të sigurojnë 3 pikët, përballë Polonisë, në “Opus Arena”, të Osijekut, me liderin e tyre, Luka Modric, i cili realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, për të shënuar golin e tretë të sfidës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll