Sport

De Ligt i frustruar, pas një gabimi ndaj Bosnjës: “Nuk e di se çfarë ndodhi”...

8 Shtator 2024, 19:29 Nga DOSJA

De Ligt i frustruar, pas një gabimi ndaj Bosnjës: “Nuk e di se

HOLANDE - Matthijs De Ligt pati një paraqitje për t'u harruar në debutimin e Holandës në Ligën e Kombeve kundër Bosnjës (5-2).

Qendërmbrojtësi që ka firmosur me Manchester United nga Bayern Munich në merkaton e verës për rreth 45 milionë euro, ishte përgjegjës në golin e dytë, të pësuar nga skuadra holandeze për shkak të pozicionimit tij të dobët. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari nuk e fshehu pakënaqësinë e tij.

"Mendoj se ata e dinë se si ndihem. Ne fituam, por është edhe pjesa individuale. Duhet të kisha bërë më mire në rastin e golit të tyre të dytë, e di këtë. Nuk e di vërtet se çfarë ndodhi. Duhet të kisha prerë topin, por unë kishte dyshime gjatë lojës”,- tha ai, i cituar nga shtypi anglez. 

Ronald Koeman, trajneri holandez, i nënvizoi gabimet e qendërmbrojtësit: "Ai e kuptoi se ishte në pozicionin e gabuar. Kjo nuk duhet të ndodhë, por gabimet janë pjesë e futbollit. Mendoj se është e padrejtë t'i kushtohet shumë rëndësi këtij episodi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll