Politike

“S’merrem me Opozitën”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Je përgjegjës për vdekjen e 24 personave (Kërkon arrestimin e Da

14 Dhjetor 2019, 20:03 Nga DOSJA
“S’merrem me Opozitën”, Bardhi i përgjigjet

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi ka reaguar sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me mënyrën se si po menazhohet situate pas tërmetit të 26-nëntorit.

Në një status në rrjetet sociale, Bardhi, shkruan se Edi Rama vazhdon të bëjë shoë mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, duke u përpjekur të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës, referuar deklaratës së kryeministrit, I cili pasditen e sotme u shoreh se nuk merret më me opozitën.

Ndër të tjera, Bardhi shton se dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdjekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, dhe sipas tij i ka lënë në mëshirën e fatit.

Edi Rama vazhdon të bëjë shoë mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, duke u përpjekur të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës.

Për fatin e keq të Shqipërisë dhe qytetarëve të prekur nga tërmeti, këto 3 javë provuan se vendi drejtohet nga një kryeministër i dështuar. Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas tërmetit, dështoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.

Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit.

Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë.

Në këtë kohë fatkeqësie, shqiptarët kanë parë se e vetmja forcë e përgjegjshme, që ka ngritur zërin për interesin e tyre është opozita. Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë,”- shkruan Bardhi teksa publikon edhe foton e një djali të ri që mban në duar një parullë me mbishkrimin: Ku është fleta e arrestit për Vangjush Dakon?

Kryeministri Edi Rama doli sot live në profilin e tij në Facebook, ku theksoi se brenda vitit 2020 të gjithë banorët e prekur nga tërmeti do të futen në shtëpitë e tyre. Ndër të tjra, rama u shpreh se nuk kishte ndërmend të merrej më me opozitën dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos u besonin denoncimeve të tyre, pasi sipas kryeministrit janë baltosje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi edi rama gazmend bardhi

Sondazh

Poll