Sport

Basketbolli në zi! Në një aksident tragjik humb jetën ish-lojtari i Fenerbahçes...

Ish-basketbollisti i Fenerbahçes, ndër të tjera ishte 34 vjeç

8 Shtator 2024, 17:30 Nga DOSJA

Basketbolli në zi! Në një aksident tragjik humb jetën

TURQI - Basketbolli është në zi. Ish-lojtari turk Ilkan Karaman vdiq pas një aksidenti tragjik që ndodhi në rajonin Datça, rreth 600 kilometra në jug të Stambollit, në Turqi.

Sipas burimeve turke, Karaman ishte në një trotuar duke pritur që një shok të furnizonte makinën e tij me karburant në një pikë karburanti, kur një automjet tjetër humbi kontrollin, u ngjit në trotuar dhe u përplas me ish-lojtarin, sipas burimeve turke.

Me sa duket humbja e kontrollit lidhet me alkoolin e tepërt. Karaman mbeti i bllokuar poshtë mjetit, ku humbi jetën nga goditjet dhe plagët e shkaktuara nga përplasja e dhunshme.

I lindur në vitin 1990, Ilkan Karaman ishte një lojtar premtues turk që luajti për disa skuadra në vendin e tij si Tofas Bursa, Pinar Karsiyaka, Fenerbahçe dhe Besiktas. Ai fitoi Kupën e Turqisë në 2013 dhe Ligën e vendit të tij në 2014 duke luajtur për Fenerbahce.

Dhe me atë ekip ai debutoi në Euroligë në sezonin 2013-14, duke u paraqitur në 22 ndeshje dhe mesatarisht 4.4 pikë dhe 2.5 kërcime për lojë.

Duke luajtur si sulmues, Karaman ishte i rregullt në ekipet stërvitore të Turqisë dhe madje luajti për kombëtaren në ndeshjet kualifikuese të Eurobasketit 2013, duke shënuar mesatarisht 10.5 pikë dhe 5.8 kërcime në 10 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll