Sport

Naggelsman: "Writz dhe Musiala kanë potencialin për të fituar "Topin e Artë"...

Trajneri i kombëtares gjermane vlerëson potencialin e që kanë talentet e tij të reja

8 Shtator 2024, 17:10 Nga DOSJA

Naggelsman: "Writz dhe Musiala kanë potencialin për të

GJERMANI - Pasi mposhti Hungarinë me rezultatin 5-0, trajneri gjerman Julian Naggelsman foli për gjendjen e ekipit të tij dhe mbi të gjitha vuri në pah dy emra.

Bëhet fjalë për Jamal Musiala dhe Florian Writz, lojtarë përkatësisht të Bayern Munich dhe  Bayer Leverkusen. Të dy shënuan dhe asistuan në këtë ndeshje të fundit.

"Si Florian (Writz) dhe Jamal (Musiala) kanë talentin dhe aftësinë për të luftuar për “Topin e Artë”, ka një arsye pse ata janë nominuar këtë vit. Edhe pse nuk janë favoritë, ata janë djem me kokë dhe që punojnë shumë, nuk kam dyshime se mund ta fitojnë në të ardhmen”, tha gjermani.

Musiala u zgjodh si MVP i ndeshjes, pasi shënoi një gol dhe asistoi tre herë. Deri më tani këtë sezon me Bayern Munich, 21-vjeçari ka luajtur në dy ndeshjet e para dhe ka shënuar një herë. 

Nga ana e tij, Writz ishte një pjesë kyçe e Leverkusenit të Xabit për të fituar Bundesligën vitin e kaluar. Kundër Hungarisë ai shënoi një gol dhe asistoi Musiala në një rast. Shifrat e tij në Bundesligë janë edhe më të mira, pasi ka shënuar dy gola në dy duele.

Të dy janë në listën që France Football ka nxjerrë për të nominuarit për “Topin e Artë”, ndonëse përpara kanë emra si Vinicius Jr, Kylian Mbappé, Erling Haaland... ndër të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll