Sport

VIDEO / Portieri tallet me kundërshtarët, plas në mes të ndeshjes…!

8 Shtator 2024, 16:10 Nga DOSJA
VIDEO / Portieri tallet me kundërshtarët, plas në mes të

URUGUAI - Dy minuta pasi Peñarol përmbysi rezultatin ndaj Miramar (2-1), në ligën uruguaiane, reagimi i portierit Washington Aguirre çoi në një zënkë që rezultoi në përjashtimin e tre lojtarëve dhe disa paralajmërime.

Pas një gjuajtje të Mauricio Gomez drejt portës, Aguirre filloi të xhonglonte topin në shenjë talleje dhe me qëllimin për të vonuar lojën përpara portës së tij. Kjo u interpretua si mosrespektim dhe shkaktoi tension. Edhe zëvendësuesit hynë në fushë për t'ju kundërvënë portierit të Peñarol.

Gjyqtari Javier Burgos, me ndihmën e VAR-it, përjashtoi tre lojtarë të përfshirë në përleshje dhe paralajmëroi disa të tjerë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll