Politike

Gara për anëtar Kryesie, kryeministri Rama propozon 14 emrat që do votohen në Asamble

Rama gjatë fjalës së tij ka prezantuar edhe përbërjen e Sekretariatit Ekzekutiv të partisë.  

8 Shtator 2024, 12:28 Nga r.ll
Gara për anëtar Kryesie, kryeministri Rama propozon 14 emrat që
edi rama

TIRANË- Kreu i PS, Edi Rama ka propozuar 14 emrat, 7 prej tyre burra dhe 7 gra, të cilët do të garojnë për 10 vende anëtare në Kyesinë e re të partisë. Në listën e burrave janë ministrat Vëngu dhe Hasani, kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo si dhe deputetët Pëllumbi, Braçe, Shalsi dhe Toni Gogu.

Ndërsa në listën e zonjave ish-kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministret Denaj, Koçiu dhe Ibrahimaj. Rama gjatë fjalës së tij ka prezantuar edhe përbërjen e Sekretariatit Ekzekutiv të partisë.  

Pjesë nga fjala Ramës:

Për listën që do të votohet nga kjo asamble sot, propozoj, sipas rendit alfabetik, shtatë shokë, nga të cilët pesë do të jenë anëtarë të kryesisë dhe shtatë shoqe, nga të cilat pesë do të jenë anëtare të kryesisë:

Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Pirro Vëngu
Pjerin Ndreu
Toni Gogu
Vangjel Tavo

Albana Koçiu
Anila Denaj
Delina Ibrahimi
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Klotilda Bushka
Lindita Nikolla

Sekretariati Ekzekutiv i partisë pak a shumë e dini por me disa ndryshime: 

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve
Evis Kushi – Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi – Sekretare e Programit
Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën
Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë

edi rama aambleja e ps

Sondazh

Poll