Aktualitet

Protesta në aksin Thumanë-Kashar, disa nga banorët takohen me kryebashkiakun e Krujës, çfarë është biseduar

Disa nga banorët janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv-kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem.

6 Shtator 2024, 18:39 Nga r.ll
Protesta në aksin Thumanë-Kashar, disa nga banorët takohen me
protesta

THUMANË- Ka nisur protesta e 12-të e banorëve të aksit Thumanë-Kashar, të cilët protestojnë për hyrje-daljet në autostradën e re. 

Disa nga banorët janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv-kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem. Banorët presin përgjigje deri të hënën, ndërsa kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.

Ashtu si në protestat e mëparshme, edhe ditën e sotme forcat e shumta të policisë, ndodhen në protestën e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës.

proteste ne autostraden thumane-kashar

Sondazh

Poll