Aktualitet

VIDEO/ U fut në stacionin policor me thikë në dorë dhe thirri "Allahu Ekber", momenti kur policia gjermane neutralizon 29-vjeçarin shqiptar

Motivet pas këtij sulmi, siç deklarojnë autoritetet gjermane, rrjedhin nga ekstremizmi fetar, meqë në banesën ku ka jetuar shqiptari i arrestuar është gjetur i vizatuar një flamur i IS-it.

6 Shtator 2024, 17:42 Nga r.ll
VIDEO/ U fut në stacionin policor me thikë në dorë dhe
pamje nga momenti i neutralizimit

GJERMANI- Media gjerman “Bild” ka publikuar momentin kur policia speciale e Gjermanisë kanë neutralizuar 29-vjeçarin shqiptar që ishte futur në një stacion policor në Linz am Rhein me synimin për të vrarë policë.

29-vjeçari kishte pasur një thikë të madhe në dorë dhe kishte thirrur “Allahu Ekber”, shkruan "Bild". Motivet pas këtij sulmi, siç deklarojnë autoritetet gjermane, rrjedhin nga ekstremizmi fetar, meqë në banesën ku ka jetuar shqiptari i arrestuar është gjetur i vizatuar një flamur i IS-it.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:40 e mëngjesit në qytetin e Rhine (rrethi Neuëied me 6500 banorë). Zëdhënësi i policisë Jürgen Fachinger u shpreh ai kërcënoi se do të vriste kolegët e tij në komisariat. Shqiptari aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia. Pas marrjes në pyetje do të vendoset nëse do të aplikohet një urdhër arresti.

 

gjermani sulm terrorist

Sondazh

Poll