Aktualitet

I dëmtoi dhe i vuri flakën makinës së një personi, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

6 Shtator 2024, 16:45 Nga S.B
I dëmtoi dhe i vuri flakën makinës së një personi,
foto ilustruese

LUSHNJË- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Bëhet me dije se K. Sh.(B) 42 vjeç, ka dëmtuar dhe i ka vënë flakën automjetit të një personi.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin K. Sh.(B)., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka dëmtuar dhe më pas ka djegur automjetin e një shtetasi, për motive të dobëta.

lushnje

Sondazh

Poll