Aktualitet

Plagosje me thikë në një lokal në Roskovec, transportohet me urgjencë në spital një person

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

6 Shtator 2024, 17:10 Nga S.B
Plagosje me thikë në një lokal në Roskovec, transportohet me
foto ilustruese

ROSKOVEC- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një konflikti në një lokal të fshatit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar drejt spitalit të Fierit për mjekim. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

thike roskovec

Sondazh

Poll