Aktualitet

FOTOLAJM/ Këmbëzbathur dhe i rrethuar nga forcat RENEA, momenti i shoqërimit të Marklen Hakës në komisariat

I njohur si anëtar i bandës së Niklës, Haka i cili u arrestua nga një aksion blic, ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK "Revanshi".

6 Shtator 2024, 16:37 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Këmbëzbathur dhe i rrethuar nga forcat RENEA, momenti i
shoqerimi i marklen hakes

TIRANË- Janë publikuar foto nga shoqërimi i Marklen Hakës në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Siç shihet edhe nga fotoja e mësipërme 33-vjeçari është këmbëzbathur dhe i rrethuar nga forcat RENEA.

I njohur si anëtar i bandës së Niklës, Haka i cili u arrestua nga një aksion blic, ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK "Revanshi".

Sipas informacioneve, Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka është i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda.

Ndërkohë bëhet me dije se bashkë me 33-vjeçarin, i cili u kap me armë zjarri me vete, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë. 

 

 

marklen haka policia e tiranes

Sondazh

Poll