Aktualitet

DETAJE/ Vihet në pranga "i forti" i Niklës, shoqërohen në polici edhe disa persona të tjerë

Sipas informacioneve, Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh.

6 Shtator 2024, 16:15 Nga r.ll
DETAJE/ Vihet në pranga "i forti" i Niklës, shoqërohen
marklen haka

TIRANË- Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të SPAK "Revanshi".

Sipas informacioneve, Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka është i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda.

Ndërkohë bëhet me dije se bashkë me 33-vjeçarin, i cili u kap me armë zjarri me vete, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë. 

 

marklen haka banda e nikles

Sondazh

Poll