Aktualitet

Plagosja në Roskovec/ Autori i mitur arratiset pas sulmit me thikë, ngrihen disa pika kontrolli

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një konflikti në një lokal të fshatit.

6 Shtator 2024, 17:40 Nga S.B
Plagosja në Roskovec/ Autori i mitur arratiset pas sulmit me thikë,
foto ilustruese

ROSKOVEC- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një konflikti në një lokal të fshatit.

Ndërkohë dyshohet se autori i plagosjes është një 15-vjeçar, ndërsa i plagosuri tek të 30-tat. Pasi kreu plagosjen, i mituri është larguar menjëherë nga vendngjarja.

I plagosuri u transportua drejt spitalit të Fierit me urgjencë dhe në gjendje të rëndë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ku për këtë rast janë ngritur disa pika kontrolli.

roskovec plagosje me thike

Sondazh

Poll