Aktualitet

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari me qëllim ekstradimin

Mësohet se në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar Tafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

4 Shtator 2024, 13:37 Nga S.B

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali për trafik

KAVAJË- Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Kavajë. Bëhet fjalë për Viktor Tafën, i cili është i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar Tafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Pritet ekstradimi i të riut drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 16”.

Kapet në Kavajë, një 26-vjeçar Viktor Tafa i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 16”, kapi në Kavajë dhe vuri në pranga shtetasin V. T., 26 vjeç, i lindur në Kavajë.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

kavaje droge viktor tafa

Sondazh

Poll