4 Shtator 2024, 13:25
Nga M.B

TIRANË- Prokurori i burgosur me urdhër të SPAK, Xhevahir Lita përballet me vetting-un. Ndonëse i izoluar në qeli për dosjen e famshme “Metamorfoza”, ai nuk i shmanget dot filtrave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky insistucion i ka kërkuar prokurorisë antikorrupsion t’i vendosë në dispozicion materialet hetimore pas arrestimit të magjistratit korrikun e vitit të shkuar.
SPAK po e heton magjistratin e pezulluar, Lita për korrupsion në dy raste si dhe për nxjerrje të akteve e të dokumenteve sekrete, të dyja këto vepra të kryera në bashkëpunim përmes aplikacionit SKY ECC. Gjetjet e prokurorisë së Posaçme për akuzat ndaj Xhevahir Litës i citon edhe komisioni. Rasti i parë ka të bëjë me veprime konkrete të tij për të liruar të burgosurin, Behar Bajri, ndërsa momenti tjetër që Lita ka shkelur ligjin sipas SPAK ka të bëjë me marrjen e një ryshfeti në këmbim të lehtësimit të pozitës ligjore të tre personave. Ata dyshoheshin për “Vrasje të mbetur në tentativë”.
Lita nuk ishte prezent në seancën ndaj tij, por u përfaqësua nga avokati Arben Nela. Ky i fundit pretendon se kominikimet në SKY ECC nuk përbejnë provë ligjore, ndaj procesi i verifikimit, sipas tij paragjykohet. Ligjërisht, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit kryen hetim administrativ, por sipas avokatit Nela, KPK është ndikuar nga ndjekja penale, ç’ka sipas tij përbën shkelje të së drejtës kushtetuese për tu prezumuar i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Në këto kushte përfaqësuesi ligjor kërkon riçelje të hetimit administrativ, vendimi që do të jepet në orën 16:00.
xhevahir lita
Aktualitet
4 Shtator 2024, 12:43
M.B
Armando Duka
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën "arrest ne burg" për presidentin e klubit "Iliria" të qytetit t&...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 12:20
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka deklaruar sot se është arritur një marrëveshje ...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 11:57
M.B
Çifti
KORÇA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ku ...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 11:41
S.B
KORÇË- Një i paraburgosur në IEVP Korçë ka ndërruar jetë ditën e sotme. Bëhet fjalë për A...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 11:37
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Një 62-vjeçar është shpallur i humbur në Durrës. Mësohet se djali i 62-vjeçar...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 11:22
I.A
Ornela Rrumbullaku
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin për sh...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 11:22
S.B
DIBËR- Një 52-vjeçar është arrestuar sot në Dibër. Bëhet me dije se Bashkim Meziu 52 vjeç, brenda në...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 11:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- GJKKO ka liruar nga burgu punonjësin e INUV Elbasan, Gentian Bakon. Ky i fundit që ishte shpallur në k&eum...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 11:10
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Mës...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 10:49
S.B
Panajot Mahmutaj
GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Greqi ditën e sotmepër trafik të lëndëve narkotike.&nb...