Aktualitet

Aksident në aksin "Qafë Thanë-Pogradec"/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

4 Shtator 2024, 13:26 Nga S.B
Aksident në aksin "Qafë Thanë-Pogradec"/ Makina humb
foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 11:40 në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec. Bëhet me dije se 68-vjeçari A.Xh ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shoferi dhe pasagjerja të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

pogradec

Sondazh

Poll