Aktualitet

"Nuk do marrin nën 350 mijë lekë bruto!" Shpallën falimentin, Kurum arrin marrëveshje me Bashkinë e Elbasanit: Asnjë nga punonjësit nuk do largohet nga puna!

Ai ka shtuar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë "Kurum", pas shqetësimeve të punonjësve.

4 Shtator 2024, 12:20 Nga M.B
"Nuk do marrin nën 350 mijë lekë bruto!" Shpallën
Foto ilustruese

ELBASAN- Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka deklaruar sot se është arritur një marrëveshje me kompaninë “Kurum”, që asnjë nga punëtorët të mos largohet nga puna. KURUM, pasi u vendos nën hetim për skandalin e mbetjeve toksike, ka mbyllur uzinën duke lënë në rrugë 500 punonjës me argumentin se është në vështirësi financiare.

Por sot Llatja theksoi se me marrëveshjen që kanë arritur me Kurum-in, të gjithë punëtorët e çelikut që do të jenë në punë, nuk do të marrin pagesë nën 350 mijë lekë bruto në muaj. Ndërkohë që paga në Shqipëri është 400 mijë lekë neto.

DEKLARATA E KRYEBASHKIAKUT TË ELBASANIT:

Kemi patur një shqetësim në lidhje me punonjëset e Kurum, që u shprehën për mbylljen e prodhimit për shkak të problemave ekonomike. Ky është një proces që ka ndodhur për disa vite në Kurum, ku prodhimi është mbyllur por punonjësit nuk janë larguar nga puna, i kemi kërkuar më shumë shpjegime kompanisë gjatë gjithë këtyre ditëve.

Edhe gjatë ditës së djeshme kemi patur takime, kemi pritur vendimin e bordit të kompanisë. Sot patëm një negociatë të fundit, ku arritën një konkluzionin që në bashkëpunim më sindikatën, që asnjë punonjës të mos largohet nga puna. Për petëzimin, kompania do angazhohet maksimalisht për të mbyllur procesin e investimit.

Të gjithë punëtorët e çelikut do të jenë në punë, asnjëri prej tyre nuk do të marrë pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj, të gjithë do marrin dietën ushqimore. Ata që do jenë në punë, do paguhen me 100% të pagesës, ndërsa ata që do jenë në shtëpi, do të paguhen sipas kontratës kolektive.

Si nisën telashet për "Kurum"?

Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.

kurum

Sondazh

Poll