Aktualitet

"U largua nga banesa në 13 gusht dhe nuk u kthye më"/ Djali denoncon në Policinë e Durrësit humbjen e babait

Po punohet për gjetjen dhe kthimin pranë familjes së 62-vjeçarit.

4 Shtator 2024, 11:37 Nga S.B
"U largua nga banesa në 13 gusht dhe nuk u kthye më"/ Djali
foto ilustruese

DURRËS- Një 62-vjeçar është shpallur i humbur në Durrës. Mësohet se djali i 62-vjeçarit E.B ka bërë denoncimin në polici duke thënë se i ati është larguar nga banesa që prej 13 gushtit.

Po punohet për gjetjen dhe kthimin pranë familjes së 62-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.

Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.

durres

Sondazh

Poll