Aktualitet

Dogji gruan me benzinë e flakë në Korçë, procesi i divorcit mes çifti nuk ekziston! Gjykata hedh poshtë deklaratën e policisë

Fillimisht u raportua se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 

4 Shtator 2024, 11:57 Nga M.B
Dogji gruan me benzinë e flakë në Korçë, procesi i
Çifti

KORÇA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare në Korçë. Fillimisht u raportua se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 

Sipas News 24, nëpërmjet një komunikimi zyrtar, rezulton se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh që jetojnë të ndarë. Më herët policia në komunikatën për mediat, deklaroi se çifti është në proces divorci. Gjithashtu, sipas të dhënave nuk rezulton që Melisa Trëndafili të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 45-vjeçarit, por vetë qëndrimi i çiftit të ndarë, duke se ka krijuar shkëndijat e para të xhelozisë.

Dogji gruan me benzinë e flakë në Korçë, procesi i
Pergjigja

31-vjeçarja në momentet e para të ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në Tiranë.

melisa trëndafili bledar trëndafili

Sondazh

Poll