Aktualitet

EMRI/ Dhunoi fizikisht brenda në banesë bashkëshorten, arrestohet 52-vjeçari në Dibër

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Deshat.

4 Shtator 2024, 11:22 Nga S.B

EMRI/ Dhunoi fizikisht brenda në banesë bashkëshorten, arrestohet

DIBËR- Një 52-vjeçar është arrestuar sot në Dibër. Bëhet me dije se Bashkim Meziu 52 vjeç, brenda në shtëpi ka dhunuar fizikisht gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Deshat. Me rastin do të vijojë të merret Prokuroria Dibër.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 52-vjeçari.

Komisariati i Policisë Dibër, arrestoi shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në fshatin Deshat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

dhune diber

Sondazh

Poll