Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e 24 orëve të fundit: Janë shuar 23 vatra nga 25, vijon puna për shuarjen në dy bashki

Bëhet me dije se vatrat aktive janë në fshatin Mazhar, bashkia Selenicë dhe në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz.

4 Shtator 2024, 11:10 Nga S.B
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes publikon të
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Mësohet se nga 25 vatra të raportuara janë shuar 23 prej tyre ndërsa mbeten aktive vetëm dy.

Bëhet me dije se vatrat aktive janë në fshatin Mazhar, bashkia Selenicë dhe në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz. Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Falë reagimit të shpejtë dhe të organizuar të strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror janë shuar 23 vatra zjarri.

Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe helikopterit Cougar.

Vijojnë të mbeten aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në: në fshatin Mazhar, bashkia Selenicë dhe në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz,

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, të mbështetur nga helikopteri Cougar. Angazhimi i këtyre forcave ka sjellë stabilizimin e situatës në të gjithë vendin.

Ftojmë qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë çdo incident. Dëmtimi i pronës me zjarr ndëshkohet sipas ligjit.

Institucionet përkatëse do të vazhdojnë monitorimin dhe janë të gatshme të veprojnë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

zjarre zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll