4 Shtator 2024, 10:49
Nga S.B
Panajot Mahmutaj
GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Greqi ditën e sotmepër trafik të lëndëve narkotike. Policia greke ka kryer një operacion anti-drogë ditën e djeshme në zonën e Lekanopedio në Athinë. Bëhet me dije se forcat e policisë kanë ndërhyrë në dy banesa në rrugët “Stuart 2” dhe “Athanasiou Diakou” në Athinë.
Pas kontrolleve në njërën prej shtëpive është arrestuar greku Marios Kouskoulis 30 vjeç, ndërsa në shtëpinë tjetër nuk është gjetur asnjë person brenda. Mësohet se banesa e dytë rezulton se i ishte dhënë me qira Nikolaos Gardas 33 vjeç nga shqiptari Panajot Mahmutaj 24 vjeç nga Patosi.
kokainë rozë
Nga kontrollet në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 53 kg 290 gram marijuanë, 3 kg 242 gram kokainë, 875 gram kokainë roz, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, 1 automjet, 1 celular, 3 peshore, 1 grirës hashashi, 1 pajisje numërimi kartmonedhash, 1 pajisje metalike presuese, paketime droge, 2 role membrane. Sipas autoriteteve greke kokaina rozë shitej për 100-120 euro/grami.
Policia ka arrestuar Marios Kouskoulis 30 vjeç dhe ka shpallur në kërkim Nikolaos Gardas 33 vjeç dhe shqiptarin Panajot Mahmutaj 23 vjec nga Patosi. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë në Greqi pasi në vitin 2018 është identifikuar si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer 72 vjedhje në Athinë.
droge greqi nikolaos gardas panajot mahmutaj marios kouskoulis
Aktualitet
4 Shtator 2024, 10:46
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga atentati i ditës së djeshme i ndodhur në zonë...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 10:36
S.B
TIRANË- Administratori i një firme ndërtimi është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se dit&eu...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 10:29
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se R.L 34 vje&cc...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 10:20
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga atentati i ditës së djeshme i ndodhur në zonën e ...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 10:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 28-vjeçar me inicialet D. D., është ndaluar nga policia pasi nuk kishte vendosur rripin e sigur...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 09:28
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Tre persona janë arrestuar pas një operacioni të zhvilluar dy ditë më parë kundër shpër...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 08:53
M.B
Vlorë
VLORA- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka thënë me anë të një postimi në ...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 08:44
M.B
Burgu
FRANCA- Një 32-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë ka sulmuar dhunshëm fundjavën e kaluar 3 nga oficerë dh...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 07:26
M.B
Parku
TIRANA- Projekti për kthimin e ish-reparteve ushtarake në qendër arti i nisur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tashmë ka arritur n...
Aktualitet
4 Shtator 2024, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vendi ynë ditën e mërkurë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të...