Politike

"Pensionet janë sfida jonë"/ Ministri i Financave: Kursi i këmbimit ka penalizuar financat tona! Po punojmë për ndryshime ligjore...

Sipas Malajt, sfidë personale e tij, por dhe e qeverisë mbetet adresimi i çështjes së pensioneve.

4 Shtator 2024, 11:19 Nga M.B
"Pensionet janë sfida jonë"/ Ministri i Financave: Kursi i
Petrit Malaj

TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka marrë pjesë sot në një konferencë për mediat ku deklaroi se deri në fund të vitit parashikohet ulje e nivelit të borxhit me 0.7 % krahasuar me vitin 2023, duke çuar atë në nivelin 58.2 %. Sipas Malajt, sfidë personale e tij, por dhe e qeverisë mbetet adresimi i çështjes së pensioneve.

"Një nga çështjet me të cilën po punojmë me minsitrinë e Ekonomisë e brenda muajit tetor do të kemi definuar dicka jo vetëm për pensionet port ë gjithë skemës që nuk është në të mirën e saj", tha ai.

Lidhur me kursin e këmbimit valutor, Malaj tha se ka penalizuar financat tona.

"Kursi i këmbimit ka penalizuar financat tona, sidomos nga dogana, por ka favorizuar në borxhin e nivelit të jashtëm”, tha Malaj.

Në lidhje me pensionet, Ministri Malaj tha se janë sfidë personale e tij por dhe e qeverisë.

"Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pesione më të larta për njerëzit. Problem është skema aktuale e pensioneve që do të duhet ta rishikojmë.  Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore”, tha ai.

Ministri u pyet dhe lidhur me skandalin e mikrokredive, për të cilat tha se janë kompetencë e Bankës së Shqipërisë dhe se po punojmë për ndryshime ligjore për të mbrojtur konsumatorin.

"Po punojmë për të bërë ndryshime ligjore ato të nevojshme për të mbrojtur konsumatoret. Por duhet të theksojmë që mbikqyrja e subjekteve jo banka është kompetencë e Bankës së Shqipërisë, dhe ajo duhet që të marrë masa rregullative për këtë çështje. Por po diskutojmë", tha ai.

petrit malaj

Sondazh

Poll