Politike

“Një kullë informacioni me akses në kohë reale”, Peleshi tregon nismën e mazhorancës: Afatet që janë sot në ligj stonojnë

Po ashtu ai theksoi se në këtë Open Data, do të përfshihen dhe qytetarët. 

3 Shtator 2024, 21:54 Nga I.A
“Një kullë informacioni me akses në kohë reale”,
Niko Peleshi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Niko Peleshi ka nxjerr detaje te reja për iniciativën e qeverisë ku përfshihet parlamenti për shtimin e transparencës dhe komunikimit me qytetarët. Në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Peleshi tha se se qeveria ka në plan të ngrejë një kullë informacioni, e cila do i shërbejë për transparencën. Po ashtu ai theksoi se në këtë Open Data, do të përfshihen dhe qytetarët. 

"Me Kryesinë e grupit, kemi marrë pjesë në një takim të zgjeruar që bëri të dielën qeveria shqiptare, ku ndër të tjera, kryeministri Rama shprehu vullnetin dhe ambicien për të ngritur në një nivel tjetër transparencën e qeverisë, të institucioneve dhe agjencive të saj. Me dy fjalë, kemi një ligj të mirë për të drejtën e informimit publik, por nga ligji deri te zbatimi ka nevojë për përmirësim. Sepse sot, opinioni publik, gazetarët, të gjithë të interesuarit janë mësuar ta kenë informacionin në kohë reale, edhe për shkak të teknologjisë, kanë smartfonin në dorë, ndërkohë që ligji i informimit publik ka afatet e veta. Nga ana tjera, platforma e komunikimit me informacionin, aksesi për informacionin të gjerë, është disi i dalë kohe. Të presësh afatet që i dimë, që nuk janë të ekzagjeruara, por stonojnë. Qeveria synon të rindërtojë një kullë informacioni, ku aksesi është në kohë reale. Një Open Data për gjithçka që ndodh, në mënyrë që të aksesohen në kohë reale. Kjo ndihmon edhe në përfshirjen e publikut me një vendimmarrje në kohë reale. Besoj se do ta bëjmë Shqipërinë me qeverisjen më transparente në Ballkanin Perëndimor, tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll