3 Shtator 2024, 21:57
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për t’u ngritur kundër grabitjeve dhe aferave që Rama i bën vendit dhe Shqipërisë. Në ditën e 246 të qendresës qytetare, Berisha tha se përmes kësaj proteste, po mbahet gjallë dhe e pamposhtur fryma e opozitarizmit, një meritë historike e qytetarëve, siç e cilësoi lideri demokrat.
"Misionare dhe misionarë ju qendruat çdo natë me protestën tuaj. Ju çdo natë mbajtët gjallë frymën e qendresës. Ju çdo natë mbajtët të pamposhtur frymën e opozitarizmit, dhe kjo është një meritë historike e juaja. Djem, vajza, burra dhe gra të pamposhtur! Por sot ne jemi një moment vendimtar për fatin e shqiptarëve. Sot, ne jemi në një moment vendimtar për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë të tyre. Ndaj edhe, i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë kudo që janë, të mos lejojnë para syve tanë të vdesë përfundimisht demokracia në Shqipëri, të mos lejojnë para syve tanë të grabiten ditën dhe natën, pasuritë përrallore të Shqipëtarëve.
Të mos lejojnë të grabiten fondet e tyre publike. Të mos pranojnë që nga paratë tuaja të vidhen 130 mln euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, dhe të mos gjindet një qindarkë, por të amnistohet nga mercenar Dumani dhe mercenarë të tjerë. Të mos lejojnë, që Edi Rama me sojin e tij të vjedhë dhe plaçkitë miliarda euro në portin e Durrësit dhe të gjobisë shqiptarët me 1.3 mld për ndërtimin e portit të ri dhe taksat e munguara të investitorit strategjik, ortak kryesor i Alabarit, Edi Rama.
Të mos lejojnë që të vidhen pjesët më panoramike, të vidhet kanioni që renditet ndër kanionet më mahnitëse në botë, kanioni i Gjipesë, vetëm e vetëm se kryehajduti i ka vënë syrin për të ndërtuar parajsën e tij. Të mos lejojnë që Edi Rama të përdorë patronazhistët, nëpunësit e administratë që ju paguani me mundin, djersën tuaj, të sillen elektoralë ndaj jush.
Të mos lejojnë që krimi, breshërit e kallashnikovit të vendosin në rrugë, në klube, restorante. Por krimi vendos në parlament, qeveri e kudo për fatin e shqiptarëve. Kjo ka një kusht i të gjitha kushteve, dhe ky kusht është protesta e vazhdueshme gjer në përmbysjen e Edi Ramës! Ky kusht është, çdo shqiptar i prirë nga guximi, nga ideali demokratik, nga interesi vetë personal dhe familjar për liri, nga interesi kombëtar, duhet të ngrihet i betuar se do të ndalë në këtë regjim," tha Berisha.
sali berisha
Politike
3 Shtator 2024, 21:54
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Niko Peleshi ka nxjerr detaje te reja për iniciativën e qeverisë ku përf...
Politike
3 Shtator 2024, 21:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për...
Politike
3 Shtator 2024, 20:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së sotme maratonë në ditën e saj...
Politike
3 Shtator 2024, 20:17
I.A
TIRANË- Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, pritet që Partia Demokratike të ketë ndryshime përsa i përket drejtuesv...
Politike
3 Shtator 2024, 18:47
I.A
Ilir Meta
VALBONË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video nga udhëtimet e tij të shumta kët...
Politike
3 Shtator 2024, 17:22
I.A
foto ilustruese
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka firmosur dy kërkesa për interepelancë, ku thërret ministren e Mjed...
Politike
3 Shtator 2024, 17:02
I.A
TIRANË- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion vijon hetimet e thelluara për kompaninë 5 D konstrukson. Mësohet se në sit&eu...
Politike
3 Shtator 2024, 15:26
I.A
Rama
DURRËS- Është zbardhur agjenda e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që pritet të mbahe...
Politike
3 Shtator 2024, 14:46
M.B
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen
TIRANA- Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen do të zhvillojë një v...
Politike
3 Shtator 2024, 14:27
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partise Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë sot një deklaratë për mediat nga salla e konfere...