4 Shtator 2024, 11:12
Nga I.A

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu. Gjatë ceremonisë së mirënjohjes për fituesit e medaljeve olimpike, Rama theksoi se Fidel Ylli është si doping natyral dhe ka bërë për vetë dhe Ogerta Manastirliun që të pëlqej më shumë sportin. Më tej, Rama u shpreh se vendi s’ka pasur dhe as nuk do të gjejë qeveri si kjo për sportin.
“Fideli e shpalli ambicien që në lojërat e ardhshme olimpike të shkojmë për të kërkuar më shumë, kjo është një dëshirë legjitime por kërkon mbështetje e organizim më të mirë, edhe ajo që tha lidhur me federatat të cilat janë drejtpërdrejt bartëse të potenciale që ne të marrim më shumë medalje, ka shumë rëndësi dhe ju siguroj që ne do të mbështesim me të gjitha mundësitë tona planin e Fidelit. Të financosh planin e Fidelit 100% duhet të kesh buxhetin e SHBA-ve.
Qeveri si kjo për sportin nuk ka pasur vendi më parë dhe nuk do ta gjejë më pas. Duhet vizion, ne e kemi. Duhet të kesh pasion për sportin, ne nuk na mungon por edhe kur na bie pak kemi Fidelin që është si doping natyral, aq doping natyral është sa e ka bërë edhe Ogertën që të jetë shumë herë më e tërhequr nga sporti seç ka qenë më para. Duhet patjetër edhe mbështetje, të gjitha këto besoj ne i kemi për t’i vendosur në dispozicion të Federatave e sportistëve dhe për ta filluar mbështetjen nga më të vegjlit. Në mënyrë që shoku Elez të vazhdojë denjësisht konkurrencën pozitive që ka me Fidelin qe rrjedh nga koha kur luftohej se kush ishin më të zgjuar mundësit apo peshëngritësit, më të shkathët më saktë”, tha Rama.
edi rama ogerta manastriliu
Politike
4 Shtator 2024, 10:53
M.B
Selia e PD
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka firmosur një udhëzim për të gjitha degët t...
Politike
4 Shtator 2024, 10:58
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ceremoni për të nderuar sportistët që morën medalje në Lojërat Olimpik...
Politike
4 Shtator 2024, 10:32
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e pritjes për sportistët që fituan medalje në Lojërat Olimpik...
Politike
4 Shtator 2024, 09:40
M.B
Komisioni
TIRANA- Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, rinisi sot...
Politike
4 Shtator 2024, 08:26
M.B
Vullnet Sinaj
TIRANA- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendi...
Politike
3 Shtator 2024, 22:37
I.A
VALBONË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka mbaruar pushimet dhe sonte ka vendosur që të shkojë në Valb...
Politike
3 Shtator 2024, 21:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për...
Politike
3 Shtator 2024, 21:54
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Niko Peleshi ka nxjerr detaje te reja për iniciativën e qeverisë ku përf...
Politike
3 Shtator 2024, 21:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për...
Politike
3 Shtator 2024, 20:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së sotme maratonë në ditën e saj...