Politike

Medalistët e Lojërave Olimpike marrin 50 mln lekë dhe shtëpi/ Prizreni: Po ne, pse nuk marrim apartamente?

Por dhurimi i apartamenteve për dy sportistët e huaj ka krijuar edhe momente tensioni në kryeministri.

4 Shtator 2024, 10:58 Nga I.A

Medalistët e Lojërave Olimpike marrin 50 mln lekë dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ceremoni për të nderuar sportistët që morën medalje në Lojërat Olimpike. Chermav Valiev dhe Islam Dudaev morën shpërblime financiare prej 50 milionë lekësh të vjetra dhe dy apartamente në Tiranë.

Por dhurimi i apartamenteve për dy sportistët e huaj ka krijuar edhe momente tensioni në kryeministri. Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni tha se duhet mbajtur fjala për të dhënë apartamente edhe për sportistët shqiptarë.

Sahit Prizreni: Dua të falenderoj presidentin e KOKSH-it, në veçanti kryetarin e bashkisë, si një suportues kryesor përmes Klubit të Tiranës, edhe pse akoma nuk e ka dhënë për një premtim të mbajtur për apartamentet e djemve tanë.

Edi Rama: Përmende kryetarin e bashkisë që nuk mbajti fjalën, por u nxitove një çikë, se ai e mban gjithmonë fjalën.

Sahit Prizreni: Fjalën e mbajti. Akoma nuk e ka dorëzuar, e kisha fjalën.

edi rama chermav valiev islam dudaev

Sondazh

Poll