Politike

‘Argati i Vuçiç nuk përcakton fatin tonë’/ Berisha: Betejë për rikthimin e votës së lirë, për fuqinë e shqiptarëve

Gjatë tubimit qytetar Berisha tha se, një klloun që ka në borxh të vetëposhtërojë veten e tij në çdo platformë dhe që sillet si argat i Vuçiç dhe Pashiq i shqiptarëve, nuk përcakton fatin tonë.

3 Shtator 2024, 21:17 Nga I.A
‘Argati i Vuçiç nuk përcakton fatin tonë’/
Sali Berisha

TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për t’u ngritur kundër grabitjeve dhe aferave që Rama i bën vendit dhe Shqipërisë. Gjatë tubimit qytetar Berisha tha se, një klloun që ka në borxh të vetëposhtërojë veten e tij në çdo platformë dhe që sillet si argat i Vuçiç dhe Pashiq i shqiptarëve, nuk përcakton fatin tonë. Sipas tij kjo betejë është për rikthimin e votës së lirë dhe për fuqinë e shqiptarëve.

"Se një klloun që ka në borxh të vetëposhtërojë veten në çdo platformë, që ka në borxh të shesë çdo interes kombëtar, një klloun që sillet si argat i Vuçiç në Tiranë, që sillet si Pashiqi i shqiptarëve të përcaktojë fatin tonë. Të dashur miq, ndër të gjithë betejat që ne kemi bërë, në të gjitha përpjekjet tona 32 vjeçare, përpjekja e të gjitha përpjekjeve është: rikthimi i votës së lirë shqiptarëve. Përmbysja e diktaturës së bandave, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Kjo betejë, është betejë pra, për lirinë dhe thelbin e saj. Është betejë për Shqipërinë dhe dinjitetin e saj. Është betejë për çdo shqiptar dhe dinjitetin e tij. Është betejë për vokacionin perëndimor të kombit tonë. Është betejë për fuqinë e shqiptarëve, për shpresën e shqiptarëve, për të ardhmen e shqiptarëve," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll