Politike

"Këto medalje nuk janë të rëna nga qielli!" Nderimi i sportistëve të Lojërave Olimpike, Rama: 2 mundës që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar pasionet e tyre

Ai shtoi se Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sepse nuk i garantonte as ushqimin dhe humbiste potencialet që ktheheshin në medalje për vendet fqinje, është kthyer në një vend që të adaptojë edhe sportistët që vijnë nga vende të tjera.

4 Shtator 2024, 10:32 Nga M.B
"Këto medalje nuk janë të rëna nga qielli!"
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e pritjes për sportistët që fituan medalje në Lojërat Olimpike, tha se medaljet nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh. Rama tha se sot nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre ne Shqipëri, por që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar që të ushtrojnë pasionet e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre.

Ai shtoi se Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sepse nuk i garantonte as ushqimin dhe humbiste potencialet që ktheheshin në medalje për vendet fqinje, është kthyer në një vend që të adaptojë edhe sportistët që vijnë nga vende të tjera.

“Unë dua të përfitoj nga rasti që të them disa fjalë lidhur me rrugëtimin e bërë deri këtu, sepse këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që kanë nisur në mbështetje të sportit dhe falë mundësisë është krijuar për qeverinë me zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të KOKSH, që na ka dhënë një partner jashtëzakonisht pasionant, këmbëngulës dhe që e ka kthyer marrëdhënien mes qeverisë dhe KOKSH në një marrëdhënie strategjike për një qëllim të përbashkët.

Sot ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre ne Shqipëri, por që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar që të ushtrojnë pasionet e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre. Kjo është e rëndësishme, sepse nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sepse nuk i garantonte as ushqimin dhe humbiste potencialet që ktheheshin në medalje për vendet fqinje, është kthyer në një vend që të adaptojë edhe sportistët që vijnë nga vende të tjera", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll