Aktualitet

"I dehur dhe i droguar në timon!" Aksidenti që shkaktoi i mori jetën partneres së tij, arrestohet shqiptari në Itali

 Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

1 Shtator 2024, 21:27 Nga M.B
"I dehur dhe i droguar në timon!" Aksidenti që shkaktoi i
Familja

ITALIA- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit teksa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident. Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Nga ana tjetër, partnerja e tij Maria Grazia Bedin, 24-vjeçe, humbi jetën nga aksidenti. Bëhet me dije se makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur nga aksidenti. Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnatës.

italia

Sondazh

Poll