Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në bjeshkët e Shishtavecit në Kukës, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Lidhur me zjarrin  e djeshëm, mësohet se policia nisi hetimet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental.

1 Shtator 2024, 18:11 Nga M.B
Riaktivizohet zjarri në bjeshkët e Shishtavecit në Kukës,
Foto ilustruese

KUKËS- Është riaktivizuar vatra e zjarrit në afërsi të bjeshkës së Shishtavecit, në vendin e quajtur “Guri Mëngjesit”. Të shtunën në mbrëmje ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që bëri shuarjen e vatrës së parë, të ndihmuar edhe nga banorët, por zjarri është aktivizuar përsëri sot pas një ere të fortë.

Paraprakisht mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative Shishtavec dhe drejtori i shkollës me disa banorë, të cilët po punojnë në aksion të përbashkët për shuarjen tërësisht të flakëve. Lidhur me zjarrin  e djeshëm, mësohet se policia nisi hetimet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental.

 

kukes

Sondazh

Poll