Aktualitet

"Nuk është vetëm humbje për ne, por për të gjithë!" Zhvendoset protesta për autostradën Thumanë-Kashar, banorët: Të hënën para Kuvendit!

Kështu banarorët e Bashkisë Krujë zhvendosin protestën e tyre që prej disa javësh zhvillohet në autostradën Thumanë-Kashar, pranë ambienteve të Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar.

1 Shtator 2024, 19:52 Nga M.B
"Nuk është vetëm humbje për ne, por për të
Thumana

THUMANA- Banorët e Thumanës dhe zonave përreth të Bashkisë së Krujës kanë deklaruar se do të zhvillojnë një protestë të hënën, në orën 17:00 para Parlamentit. Kështu banarorët e Bashkisë Krujë zhvendosin protestën e tyre që prej disa javësh zhvillohet në autostradën Thumanë-Kashar, pranë ambienteve të Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Banorët kërkojnë akses në autostradën SH1 që kalon përmes zonës së tyre. Sipas tyre, problemi i aksesit në këtë segment ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë.

“Grabitja që i bëhet këtij segmenti nuk është vetëm humbje për ne, por për të gjithë,” thuhet në një njoftim të shpërndarë.

 

protesta ne thumane

Sondazh

Poll