Aktualitet

"Marokenët ndërmjetës, italianët korrierë!" Shkatërrohet organizata e tregtimit të drogës, mes 18 të akuzuarve disa shqiptarë, dyshohet se ishin lider të aktivitetit 

Bëhet me dije se operacioni u krye në zonën e Fermos më 30 gusht, për trafik droge në zonën e Porto Sant'Elpidio.

1 Shtator 2024, 17:14 Nga M.B
"Marokenët ndërmjetës, italianët korrierë!"
Foto ilustruese

ITALIA- Një partneritet narkotrafiku me liderët shqiptarë, ndërmjetësues marokenë dhe korrierë italianë e algjerianë është shkatërruar. Lidhur me këtë operacion, mediat italiane shkruajnë se 7 persona janë arrestuar, 8 persona të tjerë nën hetim janë në arrati dhe treve u është ndaluar qëndrimi. Bëhet me dije se operacioni u krye në zonën e Fermos më 30 gusht, për trafik droge në zonën e Porto Sant'Elpidio. 

Hetimet nisën dy vite më parë dhe çuan në zbulimin e një grupi kriminal, që dyshohej se drejtohet nga shqiptarë dhe me ndërmjetës afrikano-veriorë. Të përfshirë ishin edhe shtetas italianë që punonin si korrierë dhe blinin klientë në bregdet dhe në brendësi të Fermos dhe deri në Citivanova.

Dërgesat që bëheshin shpesh në shtëpi me makina të marra me qira dhe të ndërruara vazhdimisht. Po ashtu mediat italiane shkruajnë se dhjetë nga të dyshuarit janë me kombësi shqiptare.

 

italia

Sondazh

Poll