Aktualitet

"Jemi familje e punës, sportit dhe besimit të mirë!" U arrestua bashkë me familjarët pas denoncimit nga Duka, reagon futbollisti Brajan Selmani: Siluetën tonë e ka vlerësuar një Shqipëri e tërë!

Mesazhi në Instastory nga futbollisti vijon teksa shton se siluetën e tyre e ka parë dhe vlerësuar një Shqipëri e tërë.

1 Shtator 2024, 17:46 Nga M.B
"Jemi familje e punës, sportit dhe besimit të mirë!" U
Brajan Selmani dhe Armando Duka

DURRËS- Futbollisti i klubit "Iliria" të qyteti të Fushë-Krujës, Brajan Selmani ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas lajmit të djeshëm se ai dhe disa familjarë të tij u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë pasi dyshohet se kishin kërcënuar kreun e FSHF-së, Armando Duka. Në profilin e tij në Instagram, Brajan Selmani shkruan se ata janë familje e punës, sportit dhe e besimit të mirë.

Mesazhi në Instastory nga futbollisti vijon teksa shton se siluetën e tyre e ka parë dhe vlerësuar një Shqipëri e tërë. Ai ka falenderuar dhe mbështësit e tyre, në emër të familjes, lidhur me këtë situatë.

Ditën e djeshme u raportua se presidenti i klubit “Iliria” së bashku me disa të afërm të tij u shoqëruan nga autoritetet, të denoncuar nga kreu i FSHF-së, Armando Duka.

Gjithashtu u raportua se të premten rreth orës 21:30, presidenti i klubit "Iliria" dhe familjarët e tij i kanë dërguar një mesazh telefonik Dukën dhe më pas, rreth orës 22:30, ata dyshohet i kanë shkuar pranë banesës. 

kercenimi ndaj armando dukes

Sondazh

Poll