Aktualitet

Shkak hakmarrja për Emiljano Ramazinin? SKY ECC "në lojë"/ Vrasja e Klevis Kapllanit, hetimet: 500 mijë euro për "kokën e tij"

Bëhet me dije se hetimet e SPAK kanë zbardhur se financuesit për këtë ekzekutim janë Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Bako (Çopja).

1 Shtator 2024, 20:16 Nga M.B
Shkak hakmarrja për Emiljano Ramazinin? SKY ECC "në
Klevis Kapllani

TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e Klevis Kapllanit. Sipas Ora News, për ngjarjen e ndodhur me 15 shtator të vitit 2020, besohet se janë paguar një shumë prej 500 mijë eurosh. Bëhet me dije se hetimet e SPAK kanë zbardhur se financuesit për këtë ekzekutim janë Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Bako (Çopja). Sipas të dhënave, porositës i kësaj ngjarjeje është Mikael Qosja (Kamami) dhe besonte se Kelvis Kapllani është autor i vrasjes së mikut të tij Emiljano Ramazani.

Për këtë fakt kishte marrë dijeni nga Eljo Bitri, i cili i kishte dërguar në “SKY ECC” një foto të Kapllanit të rrugës dhe shtëpisë së tij. Pjesë në krim, sipas dosjes, dyshohet se ka qenë Elio Bitri, personi me pseudonimin “Miku”, i cili ka qenë drejtuesi i motorit të përdorur në ngjarje, si dhe personi me pseudonimin “Qerosi” (Fred qerosi), i cili ka dërguar me makinë shtetasin Eljo Bitri pranë vendit të ngjarjes dhe e ka pritur në vendin ku kanë hedhur motorin pas ngjarjes.

Ndihmës të ekzekutorëve dyshohet të jenë: Arzen Mama, si person që ka dhënë informacione; Maksim Koçi, si  personi i cili ka marrë armët e përdorura në vrasjen e Klevis Kapllanit. Sipas SPAK-ut, edhe Leonardo Ramani, është vëllai i të ndjerit Emiljano Ramazoni.

Ky person ka pasur dijeni në lidhje me faktin se Mikael Kamami po organizonte vrasjen e Klevis Kapllanit. Bisedat për vrasjen e Klevis Kapllarit në “SKY ECC” ndërmjet Leonardit dhe Mikael Kamamit ndërpriten disa ditë para ngjarjes pasi Leonardo me familjen e tij udhëtojnë për në Dubai dhe qëndrojnë në një nga banesat e Mikael Kamamit.

 

kelvis kapllani

Sondazh

Poll