Aktualitet

"Vajza i dërgoi mesazh dhe e hodhi telefonin në tualet!" Grabitja e parave në Rinas nga grupi i Talo Çelës, dëshmia e Nuredin Dumani: Ai u informuan nga një police

Gjithashtu Dumani ka treguar se gjatë një bisedë që ka bërë më të vëllain, Dashnorin ky i fundit është shprehur se informacionin për kalimin e vlerave të parave e ka marr Eldi Çala nëpërmjet një vajzë e cila ishte punonjës policie në Rinas.

1 Shtator 2024, 18:54 Nga M.B
"Vajza i dërgoi mesazh dhe e hodhi telefonin në tualet!"
Talo Çela dhe Nuredin Dumani

TIRANA- Dëshmia e të penduarit të derejtësisë, Nuredin Dumani, ka bërë që të dalin të tjera detaje lidhur me grabitjen e bujshme të parave në aeroportin e Rinasit nga i Talo Çelës. Dumani ka rrëfyer, sipas Ora News, se në ngjarjen e vitit 2018 në dijeni të tij kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, vellezerit Çala, Admir Murataj, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, personi me pseudonimin Çalamani nga Fushë-Kruja.

Gjithashtu Dumani ka treguar se gjatë një bisedë që ka bërë më të vëllain, Dashnorin ky i fundit është shprehur se informacionin për kalimin e vlerave të parave e ka marr Eldi Çala nëpërmjet një vajzë e cila ishte punonjës policie në Rinas. Ditën e ngjarjes për shumat e parave janë njoftuar nga vajza në fjalë ku pasi e ka dërguar mesazhin e ka hedhur telefonin në tualet.

Sipas Dumanit, Talo Çela i ka treguar se nga Rinas kanë marrë diku 6 ose 7 çanta me para ku 200 mijë euro ia kanë dhënë Çalamanit nga për fshehjen në shtëpinë e tij. Vëllai i Nuredinit, Dashnor Dumani sipas thënieve ka marrë 30 mije euro e ndërsa Talo Çela ka siguruar një shumë prej 600 mijë euro.

talo cela

Sondazh

Poll