Aktualitet

"Nisja e shtatorit nuk ndikon!" Vijon vera në brigjet shqiptare, dyndje pushuesish nga Kosova, radhë të gjata në Rrugën e Kombit

Bëhet me dije se paraditen e së dielës në rrugën e Kombit janë shënuar radhë të gjata automjetesh. Fluksi

1 Shtator 2024, 16:47 Nga M.B
"Nisja e shtatorit nuk ndikon!" Vijon vera në brigjet shqiptare,
Foto nga vendi i ngjarjes

KUKËS- Ndonëse dita e sotme shënon nisjen e një muaji dhe një stine të re, vijon sërish fluksi i lartë automjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë në rrugën e Kombit duke zgjedhur kryesisht bregdetin për të pushuar dhe duke shfrytëzuar temperatuarat e larta dhe orët me diell.

Bëhet me dije se paraditen e së dielës në rrugën e Kombit janë shënuar radhë të gjata automjetesh. Fluksi i lartë ka rënduar më së shumti trafikun pranë rreth rrotullimit në Fushë-Milot, në krahun verior në drejtim të Lezhës. Ndërkohë, në pjesën tjetër të autostradës, qarkullimi i automjeteve ka vijuar normalisht. Gjatë fundjavës policia rrugore operon me kapacitete të shtuara për të monitoruar trafikun që shkaktohet.

rruga e kombit

Sondazh

Poll