Aktualitet

Nga ngacmimi i të miturës, dhuna ndaj bashkëshortes dhe deri te vjedhja, 3 të arrestuar në Tiranë

Nga ana tjetër një 26-vjeçar është arrestuar gjithashtu pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale "Vjedhja". 

30 Gusht 2024, 11:42 Nga M.B
Nga ngacmimi i të miturës, dhuna ndaj bashkëshortes dhe deri te
Foto ilustruese

TIRANA- Tre persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Një 43-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Nga ana tjetër një 26-vjeçar është arrestuar gjithashtu pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale "Vjedhja". 

44-vjeçari me inicialet D. K., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. 

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan:

- Z. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. R., 26 vjeç, banues në Bathore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale "Vjedhja".

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi D. K., 44 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll