Aktualitet

"Dyshohet të jetë i qëllimshëm!" Merr flakë baza ushqimore për bagëtitë në Leskovik

Bëhet me dije se ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin dhe të përfshinin nga flakët edhe stallat e bagëtive që ndodheshin afër.

30 Gusht 2024, 11:32 Nga M.B
"Dyshohet të jetë i qëllimshëm!" Merr flakë
Foto nga vendi i ngjarjes

LESKOVIK- Baza ushqimore për bagëtitë në një stan në Leskovik ka marrë flakë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë mësohet se pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës dhe policia u nisën drejt vendngjarjes.

Bëhet me dije se ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin dhe të përfshinin nga flakët edhe stallat e bagëtive që ndodheshin afër. Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.

zjarr

Sondazh

Poll