Aktualitet

EMRAT/ Organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen 2 persona në Laç, telashe dhe për pronarin e lokalit

Në pranga ka rënë edhe Xhulio Vela, që u kap në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient.

30 Gusht 2024, 10:33 Nga M.B
EMRAT/ Organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen 2
Foto ilustruese

KURBIN- Një 35-vjeçar dhe një 31-vjeçar janë arrestuar në Laç në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Mësohet se Endrit Menga e kishte marrë lokalin me qira, brenda të cilit u gjetën 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga ka rënë edhe Xhulio Vela, që u kap në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient. Gjithashtu nën hetim është vënë pronari i lokalit.

Njoftimi:

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forbidden”.

Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira në Laç, me 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari. Në pranga dhe 1 shtetas që u kap duke luajtur në lokal.

Procedohet në gjendje të lirë, pronari i ambientit. Policia ka sekuestruar pajisjet dhe një shumë parash, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një lokal në lagjen nr. 4, Laç, luheshin lojëra fati, me pajisje të ndryshme, Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Forbidden”.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e lokalit, në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga qiramarrësi i lokalit, shtetasi Endrit Menga, 35 vjeç dhe shtetasi Xhulio Vela, 31 vjeç, i cili u kap në flagrancë, duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient. Në vijim të operacionit nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, shtetasin P. L., 66 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

lezha

Sondazh

Poll