Aktualitet

"Ushtruan dhunë dhe e goditën me thikë", babë e bir plagosin nipin në Tiranë

Ndërkohë 26-vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë.

30 Gusht 2024, 11:39 Nga M.B
"Ushtruan dhunë dhe e goditën me thikë", babë e
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku mësohet se një 42-vjeçar dhe një 21-vjeçar, babë e bir, kanë ushtruar dhunë dhe kanë goditur me thikë nipin e tyre 26-vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë 26-vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Nga ana tjetër, babë e bir janë vënë në pranga.

Njoftimi:

- L. B., 42 vjeç, dhe M. B., 21 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë dhe goditur me mjet prerës shtetasin J. J., 26 vjeç (nipi i tyre). 26-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë;

 

tirana

Sondazh

Poll