Aktualitet

"Kamerat zbuluan gjithçka!" Vrasja e shqiptarit nga fqinji italian për vendin e parkimit, gjykata belge lë në paraburgim autorin e dyshuar

Lidhur me ngjarjen mësohet se kamerat e sigurisë zbuluan targën e makinës me të cilën u largua autori italian. 

30 Gusht 2024, 10:18 Nga M.B
"Kamerat zbuluan gjithçka!" Vrasja e shqiptarit nga fqinji
Makina me të cilën 61-vjeçari tentoi të arratisej

BELGJIKA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga krimi i mbrëmjes së 25 gushtit në Machelen, të Belgjikës ku shqiptari Shpëtin Ayvazi u qëllua me plumb në kokë pas sherrit për vendin e parkimit. Lidhur me ngjarjen mësohet se kamerat e sigurisë zbuluan targën e makinës me të cilën u largua autori italian. 

Ndërkohë, gjykata belge ka lënë në paraburgim hidraulikun italian, i cili akuzohet se ekzekutoi babain e tre fëmijëve, pas një sherri të vazhdueshëm për vendin e parkimit para godinës ku dhe jetonin e ishin fqinj mes tyre, në periferi të Brukselit, qyteza e Machelen. Gjyqtari i dosjes vlerësoi të ligjshëm më 27 gusht ndalimin e 61-vjeçarit Renato F., i divorcuar dhe baba i një djali 20-vjeçar, për akuzën e vrasjes me dashje, armëmbajtjes pa leje dhe tentativës së vrasjes, me pasojë plagosjen e rëndë.

Policia dhe Prokuroria i thanë Gjykatës se i dyshuari kishte tentuar arratisje nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua vetëm të nesërmen. Ai kishte kërcënuar pas krimit duke gjuajtur me armë edhe gruan dhe djalin 15-vjeçar të viktimës, që shpëtuan për mrekulli. Pas kësaj mori një nga makinat e tij (veturë), për t’u arratisur, shkruan media belge “Nieuwsblad”.

belgjika

Sondazh

Poll