Aktualitet

"I moshuari gjysmë i zhveshur edhe vajza gjithashtu!" Tentativa e 71-vjeçarit për të abuzuar me të miturën në Maliq, dëshmitarja: Pashë tmerr me sy!

Në dëshminë e saj, banorja ka pohuar se ka parë tmerr me sy. Ajo ka deklaruar se 71-vjeçari, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur. 

30 Gusht 2024, 09:35 Nga M.B
"I moshuari gjysmë i zhveshur edhe vajza gjithashtu!" Tentativa e
Foto ilustruese

MALIQ- Kanë dalë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u raportua nga Maliqi nga ku u mësua se një 71-vjeçar ka tenstuar të abuzojë seksualisht me një vajzë të mitur pranë një këndi lojërash. Bëhet me dije se ka qenë një nga banoret ajo që e ka shpëtuar vajzën. Në dëshminë e saj, banorja ka pohuar se ka parë tmerr me sy. Ajo ka deklaruar se 71-vjeçari, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur. 

Banorja ka thënë po ashtu se kur ka shkuar pranë ka parë të moshuarin gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ajo ka shtuar se ai po po e tërhiqte vajzën e mitur pranë vetes, por më pas ajo e ka marrë duke e shpëtuar. Sipas saj, vajza ka pësuar traumë nga ngjarja. Gjithashtu mësohet se 71-vjeçarin goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen. 

DËSHMIA:

Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. P.L, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.
Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.

 

Bëhet me dije se po hetohet nëse 71 vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë duke i thënë se do t’i jepte para.

maliq

Sondazh

Poll